Komisioni qendrorë i zgjedhjeve i ka kërkuar qeverisë një fond shtesë për monitorimin e shpenzimeve të partive gjatë fushatës. Sipas KQZ-së ky institucion ka bërë në kohë rekord aktet nënligjore pas ndryshimit të ligjit nga marrëveshja Rama-Basha. Ndërkohë me 7 vota pro rrëzoi kërkesën e një partie të re për tu regjistruar në këto zgjedhje.



