Takim me Bushatin - Danielsson vlerëson progresin e Shqipërisë për hapjen e negociatave

Takim me Bushatin - Danielsson vlerëson progresin e Shqipërisë për hapjen e negociatave

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Negociatat e Anëtarësimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson.

Bushati informoi mbi arritjet më të fundit në procesin e reformave që lidhen me integrimin evropian. Danielsson vlerësoi vazhdimin e progresit të qendrueshëm të Shqipërisë në zbatimin e prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Ai vlerësoi veçanerisht miratimin e reformës në drejtësi, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e progresit në zbatimin e saj.

Danielsson vlerëson linjëzimin e politikës së jashtme të Shqiperisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE si dhe rolin proaktiv të Shqipërisë në marrëdhënie me fqinjët.

Danielsson gjithashtu vlerësoi progresin e Shqiperisë në zbatimin e prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të antarësimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy