Tomorri: Nëse PD-LSI do dilnin me listë të përbashkët, opozita automatikisht në pushtet

Tomorri: Nëse PD-LSI do dilnin me listë të përbashkët, opozita automatikisht në pushtet

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri ka komentuar nga studio e 'Të Paekspozuarit' në MCNTV lidhur me rënien që është vërejtur deri tani në këto zgjedhje të 25 prillit, e cila deri tani ka siguruar 5 mandate.

Në shpjegimin e tij Tomorri u shpreh se nëse PD-LSI në qarqet e vogla nëse do hynin bashkë do kishin rezultate më të mira.

“Nëse e shikon në shkallë kombëtare votat e LSI janë në PD, dy forcat e koalicioit opozitar kanë funksionuar si rend ku njëra i ka dhënë tjetrës. Ajo që po ndodh tani është e para qarku i Korçës ku rezulatati tani është 6 PS dhe 5 PD, në këtë qark LSI sulmon një mandat, pra nuk e ka të pamundur. Ky është qarku ku LSI synon të marrë mandatin e 7 pasi tw gjashtin  e siguroi nw Durrws ku edhe e synonte.

Nëse këto do ishin bashkë, prsh në Korçë PD-LSI do kishin një deputet më shumë. Në Gjirokastër votat e LSI nëse do ishin te koshi PD Gjirojastra do ishte 2 me 2 barazim.

Pra në qarqet e vogla nëse do hynin bashkë do kishin rezultate më të mira. Do kishin dy mandate më shumë nëse do hynin me listë të përbashkët, në këtë mënyrë opozita automatikisht do ishte në pushtet.

Opozita mund të bënte strategji më të mirë pavarësisht ndryshimeve të 5 qershorit. Gjatë fushatës ata kanë pasur esponente nga LSI dhe PD se filimisht në qarqe të caktuara mund të hynë dhe bashkë por mesa duket hynë të ndarë dhe kjo po i penalizon”, u shpreh Tomorri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy