
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot dy paditë e presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar.
Meta kërkon në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Debati për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nisi në fund të viti 2017 dhe fillim të vitit 2018, por shembja e godinës mëngjesin e 17 majit, u bë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj arriti marrëveshjen me disa nga artistët për ndërtimin e godinës së re.



