Shqiptarët në Luginën e Preshevës organizojnë aksion kundër diskriminimit serb

Shqiptarët në Luginën e Preshevës organizojnë aksion kundër diskriminimit serb

Shqiptarët në Luginën e Preshevës zhvilluan sot një aksion simbolik para Stacionit Policor dhe Gjykatës Themelore në Bujanoc, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj diskriminimit që po iu bëhet.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Nevzad Lutfiu, njoftoi se aksioni u organizua pas një vendimi ku një shqiptar u dënua me gjobë dhe paraburgim për një koment në Facebook, ndërsa një zyrtare serbe nuk u ndëshkua për përdorim të gjuhës fyese ndaj shqiptarëve.

Shqiptarët i shihni me llupë, ndërsa për serbët i mbyllni sytë!

Për një koment në Facebook, një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe një muaj paraburgim, ndërkohë që ky standard nuk u aplikua kur një serb kërkoi zola që të bombardoheshin ndërtesa të KKSH.

Shqiptari u dënua për 'Intolerancë kombëtare', ndërsa ky standard nuk u përdor për zyrtaren policore nga Medvegja, e cila na quajti 'minj'. Prandaj, 'Alo Policia, Alo Prokuroria!' ishte thirrja jonë sot!. 

Shqiptarët në Luginën e Preshevës kanë zhvilluar disa protesta për të kundërshtuar diskriminimin që ata po përjetojnë nga autoritetet serbe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy