Tabaku nga Vlora: Zonat e mbrojtura të jenë me standarde të BE, anuloni Ligjin e Investimeve Strategjike

Tabaku nga Vlora: Zonat e mbrojtura të jenë me standarde të BE, anuloni Ligjin e Investimeve Strategjike

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka lëshuar akuza ndaj qeverisë lidhur me mungesën e transparencës për projektet në zonën e Zvërnecit dhe ndryshimet ligjore që prekin mjedisin. 

 

Pas një inspektimi në terren dhe takimeve me banorët e zonës dhe eurodeputetët e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, Tabaku kërkoi anulimin e plotë të Ligjit për Investimet Strategjike dhe përshtatjen e Ligjit për Zonat e Mbrojtura me standardet e Bashkimit Evropian.

 

Në prononcimin për media, deputetja demokrate u ndal specifikisht te projektet infrastrukturore në Vlorë, duke kujtuar se ka qenë e para që ka denoncuar ndërtimin e aeroportit për shkak të ndikimit mjedisor.

 

Ajo akuzoi mazhorancën për dezinformim të qëllimshëm dhe theksoi se procesi i integrimit sjell detyrime të prera që nuk mund të shpërfillen për qëllime propagande.

 

Vizita, me thënë të drejtën, është organizuar jo nga ne, por organizatorët kishin menduar një lëvizje ndryshe. Unë do kisha preferuar që ne të shkonim atje në zemër të Zvërnecit dhe të shikonim, së pari, Aeroportin e Vlorës, sepse pikënisja e shkatërrimit të një zone të mbrojtur është nga Aeroporti i Vlorës, dhe së dyti, të kishin takuar banorët.

 

Por ato e kanë një pamje të qartë dhe të dy kërkesat e djeshme që u bënë me zë, në fakt, në tryezën e diskutimeve, vazhdojnë mbeten edhe sot. Dhe janë edhe ajo thirrja e banorëve, në fakt, që mua më mbeti kur i takova: “Anuloni ligjin!” Këtu bëhet fjalë për dy ligje: për Ligjin e Zonave të Mbrojtura dhe për Ligjin e Investimeve Strategjike. Të dy ligje të cilat janë abuzive.

 

Në qoftë se Shqipëria do të jetë vend anëtar i BE-së, atëherë këto i ka detyrime për t’i zbatuar. Ato nuk janë një listë dëshirash që do një vend i Bashkimit Evropian apo një vend tjetër, ato janë detyrime dhe standarde që duhet që qeveria shqiptare t’i zbatojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy