
Kreu i PD-së Lulzim Basha mëngjesin e sotmë ka zhvilluar një takim me banorë të Unazës së re në Tiranë.
Një banor i ka kërkuar Bashës që kur të vi në qeveri të anulojë projektin e devijimit të lumit Lana.
Ndërsa Basha tha se do i qëndrojë marrëveshjes dhe do dëmshpërblejë çdo familje të prekur nga “afera korruptive” e ka quajtur ai.
“Ka vetëm një rrugë, Shqipëria kërkon ndryshim, Tirana do ndryshim. Unë e shoh se ndryshimi ka mbërritur dhe e shoh tek çdo qytetar i ndershëm. 25 prilli është dita juaj, unë kam për detyrë t’ju udhëheqë drejt një politike njerëzore. Sepse politika është për t’i shërbyer njerëzve. Sot vijmë para qytetarëve me një zotim se me ne, demokracia është e garantuar. Ju ftoj që deri më 25 prill ta bëjmë bashkimin tonë edhe më të madh.
Së bashku do të ndalim dorën e grabitjes dhe do të ndalojmë që vendi të rrëshqasë sërish në diktaturë. Ne kemi bërë bashkarisht PD në emër të koalicionit. Do i qëndroj pikë për pikë marrëveshjes me të gjitha familjet e cënuara nga afera korruptive. Për këtë nuk duhet të ketë asnjë fije dyshimi. Paratë që do tju paguhen me vlerën e tregut,” tha Basha.
Basha përsëriti planin e Partisë Demokratike për arsimin, ku një ndër nismat e para do jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë dhe rritjen e financave për universitetin.



