
Turi falënderuar i kryetarit të PS dhe kryeministrit Edi Rama pas fitores së zgjedhjeve vendore të 14 majit, po shihet në forma dhe mënyra të ndryshme.
Për politologun Ilir Kalemaj, deklaratat e Ramës në këto ture, shihen në dy këndvështrime.
Në “MCN live, ai thotë se më gjasë këto ai i bën për të shuar zërat pëshpëritës për pasardhësin e mundshëm të tij, përfshirë këtu edhe Erion Veliajn.
Pse e bën Rama turin e falënderimeve, unë kam dy pikëpamje se pse e bën ai këtë?. Pikëpamja e parë është që të shuaj çdo lloj zëri për një pasardhës të tij, kryesisht z.Veliaj, dhe të thotë që unë jam këtu për të qëndruar dhe për të qenë kandidati për kryeministër në 2025.
Për të shuar cdo lloj zëri, jo vetëm të z.Veliaj, por edhe të grupeve që janë brenda.
E dyta, ai e din se pasi të kesh arritur të kaparosh çdo lloj pushteti siç po e bën tani për herë të dytë, përtej kësaj ai do të tregojë që një pjesë të mirë të atyre njerëzve për të cilët ka marrë kosto PS, drejtor të fuqishëm etj, që kanë qenë në krye të fushatave elektorale, ata kanë abuzuar me qëllimsinë e mirë dhe besueshmërinë e Ramës dhe në këtë sens ai do të justifikohte4 para elektoratit, të shuaj pakënaqësitë, kështu që me këtë gur vret dy zogj, dhe e mban të karikuar elektoratin e tij, edhe pse natyrisht shumë pretime nuk janë realizuar.



