Gjatë vizitës në Tiranë, David McAllister, në krye të Komitetit për Punët e Jashtme të Parlamenti Evropian, kërkoi intensifikimin e reformave dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit, duke vënë në dukje se Shqipëria ka shënuar regres sipas raporteve të fundit ndërkombëtare. Ai theksoi nevojën për dialog politik dhe reformë zgjedhore me konsensus, ndërsa ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, nënvizoi se çdo nismë ligjore duhet të vlerësohet për të garantuar që nuk dëmton reformën në drejtësi dhe procesin e integrimit.



