Kryeministri Edi Rama të enjten është shprehur në Kuvend në lidhje me procesin e Reformës Zgjedhore, për negociatat dhe ndërkombëtarët.
Nga foltorja e Kuvendit, Rama deklaroi se qeveria pranoi të arrinte konsensusin me opozitën, pavarësisht se mund t’i gjente votat për reformën.
Kryeministri theksoi se në shumë shtete reformat elektorale nuk bëhen me konsensus, kush ka votat e bën atë që është më e arsyeshme.
“Do të fokusohem te dy çështje, aktualiteti politik dhe qytetar. Reforma zgjedhore dhe për rastin e dhunimit të të miturës që ka prekur thellë ndenjat e njerëzve të këtij vendi, të të gjithëve ne. Po e nis me reformën zgjedhore, jo nga rëndësia, por besoj se mes këtyre dy cështjeve, pika duhet vënë tek e dyta sepse shkon përtej debatit të përditshëm dhe të zakonshëm dhe ngre disa shqetësime serioze. Pa dashur që të bëj histori të gjatë, sjell në kujtesën tuaj, se pas zgjedhjeve të 2017 ne jemi angazhuar publikisht që të adresojmë me synimin e vënies në jetë të zgjedhjeve të cështjes së elektronikës dhe nëse duam kolegët që sot janë jashtë sallës të angazhoheshin sepse sistemi kërkon kohën e vet për t’u vënë në përdorim dhe këtu kujtoj që asnjëherë në asnjë rast dhe në të gjitha herët kur është pyetur nga ana jonë, palët politike në vend, ODHIR nuk ka qenë entuziast për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje, e shikon me skepticizëm nuk e inkurajon për integritetin dhe transparencën për një mijë e një arsye, për kërcënimet potenciale, vende si Gjermania e konsiderojnë si anti-kushtetuese dhe porosit që të futet me faza dhe jo e gjitha menjëherë”, tha Rama.
Rama u shpreh se synimi ishte të hiqnim një alibi të opozitës dhe t’i jepnim një mundësi të gjithëve atyre që ta kishin në dispozicion edhe teknologjinë, prandaj kemi bërë një studim që kam folur edhe publikisht, prandaj kemi angazhuar një proces të tërë ekspertimimi konkret, duke krijuar në selinë e PS-së qendra votimi për të parë reagimin ndaj teknologjisë dhe për të pasur një ide të qartë, si dhe sa mund të përdoret dhe nga gjithë puna, kemi arritur që futja e teknologjisë në një sistem ofline për të mos lejuar penetrime dhe hakerime që mund të shkatërrojnë procesin është e mundur dhe mund të sjellë lehtësira jo të vogla në raport me nevojat që kemi dhe kështu ne bëmë të gjithë përpjekjen tonë, që të fillonim me zgjedhjet lokale me 1 projekt pilot ku të mund të shihnim konkretisht rezultatin dhe të nxirrnim konkluzionin dhe shtrirjen e sistemit.
“Nuk ndodhi, pasi axhenda e opozitës ishte dhe mbetet tjetër dhe ndërkohë koha vrapoi. Jemi në metrat e fundit para një vendimi me rëndësi në Bruksel dhe ka një të mirë kjo e keqe që tregon se pavarësisht se ne mund ta bënim në mënyrë të njëanshme, mund të gjenim votat në këtë parlament pa pritur asnjë lloj konsensusi apo autorizimi nga ata që e braktisën. Ne nuk e bëmë dhe i shtymë afatet duke e konsideruar të rëndësishme ezaurimin e të gjitha mjeteve. Në shumë vende reformat elektorale nuk bëhen me konsensus, kush ka votat e bën atë që është më e arsyeshme“, tha Rama.
Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama tha se depolitizimi i komisioneve është një mision i pamundur, ndërsa shton se është diçka e domosdoshme.
“Arsyeja kryesore e sherreve janë komisionet, kush identifikon dhe kush numëron. OSBE kërkon depolitizim të komisioneve. Si nuk e bëka populli shqiptar, që të vendosë në komisione njerëz që nuk vijnë si të partive, por në shërbim të këtij procesi. Ne e kemi thënë depolitizimi i komisioneve është i domosdoshëm. Edhe sot që flasim duket mision i pamundur për fat të keq. Ne e kemi thënë depolitizimi i komisioneve është i domosdoshëm”.
Kryeministri theksoi se është e rëndësishme për vendin që të arrihet një konsensus për reformën zgjedhore. Ndërsa, tha se opozita mund ta bëj vetë sistemin e elektronik në sistemin zgjedhor, mjafton që të marrë çertifikim ndërkombëtar.
“Edhe sot që flasim duket mision i pamundur për fat të keq. Ne e kemi thënë depolitizimi i komisioneve është i domosdoshëm. Identifikimi është një tjetër pikë. Nga momenti i firmosjes së kontratës deri në realizim duhen së paku 6 muaj, sot jemi shumë vonë, jemi qershor, por le ta zënë se do të miratohet në fund të qershorit, do të duhet të votohet gjithë struktura e KQZ-së së re, që është komplet model tjetër, do të marrë gjithë korrikun. Ja do u duhet atyre 40 ditë që është shumë pak për të përgatitur të gjithë studimin. Tetor-nëntor tenderi ndërkombëtar, 30 ditë ankimet, në janar kontrata, në shkurt fillon puna për sistemin, prill-maj do të bëhen zgjedhjet. Por nuk ka problem, ne e pranojmë që të bëhet 100% nëse arrihet dhe të hyjë për aq sa arrihet, pjesa tjetër me tradicionalen dhe PD-ja ta gjejë një njeri vetë, ta zgjedhë brenda në një nga dhomat e SHQUP-it, nuk na intereson, ta vendosë me votën tonë, tuajën e dini vetë, ta vendosë atje zv/kryetar të KQZ me mandatin ekskluziv që të merret me teknologjinë, që të mos thonë jo tenderi këtu jo ashtu. Ta bëjnë vetë, nëse arrijnë ta bëjnë ne jemi OK. Një ekspert ndërkombëtar. Ne nuk duam të hyjmë fare, ta bëjnë vetë, ta marrin dhe ta bëjnë vetë elektronikën. Nëse ka certifikimin ndërkombëtar ne jemi OK. Administrata është politike?!!! Ou!!! Po u jap një shifër nën ekzekutivin qendror ka 9 mijë nëpunës civil, 67% janë përpara 2013″-tha Rama.



