Kryeministri i mandatuar i Malit të Zi Abazoviç prezanton qeverinë e tij

Kryeministri i mandatuar i Malit të Zi Abazoviç prezanton qeverinë e tij

Kryeministri i mandatuar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka nisur prezantimin e kabinetit qeveritar të cilin do ta udhëheq në qeverinë e 43-të të Malit të Zi.

Në prezantimin e ekspozesë Abazoviç tha se detyrë e kësaj gjenerate politikanësh është të punojnë rreth kompromise dhe interesave të përgjithshme të shoqërisë.

Obligim i secilit ministër të këtij kabineti qeveritar, tha Abazoviç, është të shoh kah e ardhmja dhe të mos kthehet në të kaluarën.

Ky shans nuk mund të na ik. Duhet të çbllokojmë të gjitha institucionet”, tha Abazoviç para Kuvendit të Malit të Zi.

Abazoviç theksoi se qeveria e re do të bazohet në dy shtylla kryesore, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, të cilat kanë pesë linja prioritare të veprimit, përkatësisht: lufta kundër korrupsionit, investime më të qëndrueshme, integrimi në Bashkimin Europian, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit dhe afirmimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Ai shtoi se të gjithë anëtarët e Qeverisë janë të obliguar të merren me të ardhmen e Malit të Zi, e jo me kapjen e tij të mëtejshme si në të kaluarën.

“Prandaj jam krenar që për herë të parë subjektet që nuk kanë bashkëpunuar drejtpërdrejt deri më tani do të punojnë së bashku. 

Ai ka thënë se qëllimi i Qeverisë është që sa më shpejt të ringjallet shteti i së drejtës, që nënkupton zgjedhjen e Këshillit Gjyqësor dhe akterëve të tjerë dhe për të cilin, siç tha, nevojitet një konsensus më i gjerë shoqëror.

Sipas tij, qeveria do të bëjë gjithçka që sezoni turistik të zgjasë më shumë, “për të rritur numrin e turistëve dhe konsumin e tyre, duke ripozicionuar produktin turistik të Malit të Zi në mënyrë që ne të bëhemi një destinacion për turizëm të qëndrueshëm.

Kryetare e Kuvendit është zgjedhur Danijela Gjuroviç.

Siguria e qytetarëve dhe e shtetit nuk guxon të ketë alternativë, tha kryetarja e re e Kuvendit, Danijela Gjuroviç, në fjalimin e saj të parë.

Mali i Zi do të vazhdojë rrugën e tij të qartë evropiane dhe euroatlantike, duke respektuar të gjitha detyrimet e marra. Ai do të veprojë si një partner i besueshëm për të gjitha shoqëritë demokratike me të cilat ndajmë të njëjtat vlera. Siguria e qytetarëve dhe e shtetit nuk ka alternativë.

Abazoviç propozoi zyrtarisht strukturën dhe përbërjen e Qeverisë. Ai tha se Qeveria do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol.

Ministritë e propozuara:

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Brendshme

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Financave

Ministria e Punëve të Jashtme

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit

Ministria e Çështjeve Evropiane

Ministria e Arsimit

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Investimeve Kapitale

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave

Ministria e Sportit dhe Rinisë

Ministria e Administratës Publike

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Ministria e Kulturës dhe Medias

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit

Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave

Ministria e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik

dhe dy ministra pa portofol.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy