Bushati: Është çështje ditësh, diskutimi me palën greke për delimitimin e hapësirës detare

Bushati: Është çështje ditësh, diskutimi me palën greke për delimitimin e hapësirës detare

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka treguar se çfarë ka ndodhur në takimin e sotëm tri orësh mes tij dhe kryediplomatit greke, Nikos Kotzias. Bushati paralajmëron se është çështje ditësh, diskutimi me palën greke për delimitimin e hapësirës detare, duke nënvizuar se parimi i baraslargësisë nuk është ndihmues për relievin gjeografik Shqipëri-Greqi.

Kreu i diplomacisë shqiptar thekson se dy vendet do të kenë një kalendar për dokumentin e ri strategjik dhe se viti 2018 hap një fazë të re në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Ai nënvizon se brenda ditësh, pala greke do të njohën lejet e drejtimit të automjeteve. Ndërsa sa i përket çështjes çame, Bushati thotë se palët kanë qëndrime të ndryshme.

Për sa i përket vizitës së kryeministrit greke, Aleksis Tsipras, Bushati paralajmëron ardhjen e tij gjatë verës, ndërsa shton se vonesa për negociatat ishte arsyeja e shtyrjes së vizitës.

Gjatë intervistës së tij për ora news, u pyet nëse kishte arsye konkrete për dëbimin e dy diplomatëve rusë nga Shqipëria, Bushati thotë se ata e kishin tejkaluar statusin e tyre diplomatik dhe se ky dëbim është bërë në bashkëpunim me NATO-n dhe BE-në. Ai thotë se Moska është paragjykuese ndaj rolit të Shqipërisë në Ballkan

Duke folur për hapjen e negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Evropian, Bushati thotë se Shqipëria është optimiste se mund të marrë një vendim pozitiv më 17 prill. Ai thotë se tre vende të BE-së, Gjermania, Franca dhe Holanda duan rezultate.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy