11 maji/ Dyrnjaja: Krijimi i një grupi parlamentar do ishte sukses për partitë e reja. S’pres përmbysje të mëdha 

11 maji/ Dyrnjaja: Krijimi i një grupi parlamentar do ishte sukses për partitë e reja. S’pres përmbysje të mëdha 

Duke komentuar zgjedhjet e 11 majit, analisti Denis Dyrnjaja tha në MCN Live se nuk pret përmbysje të mëdha, duke shtuar se Rama dot a ketë sërish pushtetit. Megjithatë

Dyrnjaja vë në dukje se do ishte sukses për partitë e reja nëse krijojnë një grup të ri parlamentar, që mund të jetë bërthama e një centrifugimi të ri politik në Shqipëri. 

Duke marrë në analizë faktin se çfarë sistemi zgjedhor kemi, nuk pres përmbysje të mëdha në zgjedhjet e 11 majit. Do konsideroja sukses sikur të krijohej një grup i ri parlamentar, nga partitë e reja. Kjo do ishte bërthama nga e cila do mund të lindte spiralja e re, ose centrifugimi politik, në një fazë të re. Duke qenë brenda si një daltë që çan në mes nyjën e pemës. Por që të ndodhë një përmbysje e madhe, nuk ndodh.

Unë shoh që Rama do ta ketë sërish pushtetin, për shkak të PD-së. PD-ja manipuloi prapë, mbushi prapë kutitë, kjo është dërme e madhe. Kamza, Paskuqani, Vora ishin shembuj....Po e thonë vet demokratët. Rama është një makineri elektorale, votat e tij do t’i marrë. Ne kemi për detyrë që një rrymë e re të futet domosdoshmërisht në Parlament.

Këta që futen te lista e PD janë pjesa më vegjetative në Parlament. Aty duhet të futen pyka të reja, që të prishin qetësinë parlamentare. Pres që të turbullojnë ujërat në të dy krahët. Duhet të gjenerojmë një pol të tretë që të centrifugojë gjithë politikën dhe të krijojë një realitet të ri. Nëse do bëjnë një grup parlamentar, do ishte një arritje e madhe, për mua”.
 

Dyrnjaja tha që partitë e reja kanë nevojë edhe për emra të tjerë, “që janë figura apo njerëz identitarë në publik”. 
 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy