Kryemadhi garanton shqiptarët: Pazaret në kurriz të shqiptarëve për karrige kanë marrë fund (VIDEO)

Kryemadhi garanton shqiptarët: Pazaret në kurriz të shqiptarëve për karrige kanë marrë fund (VIDEO)

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi falenderon mbështetësit e opozitës të cilët dje kanë marrë pjesë një protestën e 10-të kombëtare, të mbajtur në Tiranë.

Përmes një videoje me momente nga protesta, Kryemadhi garanton shqiptarët se nuk do të ketë më pazare në kurriz të tyre që politikanët të mbrojnë karriget. Sipas kryetares së LSI tani është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe të barabartë për të gjithë.

'Pazaret në kurriz të shqiptarëve për karriket e politikës kanë marrë fund. Ne jemi së bashku në këtë betejë si qytetarë të barabartë që duan më shumë Shqipërinë se sa partinë. Rruga jonë është e mbushur me sfida dhe ne jemi të gatshëm t’i përballojmë', shkruan Monika Kryemadhi.

Postimi i Kryemadhit:

Falenderoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij ndryshimi!

Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që vjen nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Shqipëri ku të gjithë janë të barabartë para drejtësisë, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet.

Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin.

Pazaret në kurriz të shqiptarëve për karriket e politikës kanë marrë fund.

Ne jemi së bashku në këtë betejë si qytetarë të barabartë që duan më shumë Shqipërinë se sa partinë. Rruga jonë është e mbushur me sfida dhe ne jemi të gatshëm t’i përballojmë.

Sepse për ne Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy