
Dallëndyshe Bici është rikthyer në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).
Ky post është mbajtur nga Ajet Zyberaj, i cili u dorëhoq për arsye mospajtimi.
Dallëndyshe Bici u largua nga drejtimi i IKMT-së në maj të vitit 2021, pasi ishte në listën e kandidatëve të PS për zgjedhjet elektorale të 25 prillit, por nuk mundi të fitonte garën.
Pas zgjedhjeve Dallëndyshe Bici u emërua zv.Ministre e Mbrojtjes.
Ky është një rikthim i Bicit, e cila ndërkohë ka një dosje të hapur në Prokurori.
Ajo është nën hetim për shpërdorim detyre, për prishjen e ndërtimeve me leje në bregdet.



