Forcimi i kompetencave të prefektit, Zeqaj: Propozon, nuk vendos për shkarkimin e kryebashkiakut (VIDEO)

Forcimi i kompetencave të prefektit, Zeqaj: Propozon, nuk vendos për shkarkimin e kryebashkiakut (VIDEO)

Ish-kryebashkiaku i Fierit, aktualisht deputet në radhët e Partisë Socialiste, hedhjen për konsultim nga Ministria e Brendshme të projektligjit i cili fuqizon kompetencat e prefektëve mes tyre edhe propozimin për shkarkimin e kryetarit të bashkisë deklaron se që të propozosh nuk është se po dhunon një kryetar të njësisë vendore.

E drejta e propozimit do të thotë që prefekti nuk është njeri kot, që nëse një njësi vendore nuk ecën siç duhet, prefekti duhet të mbajë përgjegjësi dhe të thotë ky bën ose nuk bën, më tej është e drejta e Kryeministrit që të vendosë, nuk vendos prefekti.

Edhe me ligjin aktual prefekti nuk ka qenë në pozicionin e duhur qoftë aga ana ligjore dhe morale. Po të shikoni Kryeministri nuk shkon në prefekturë.

Prefekti është mëkëmbësi i Kryeministrit, ndjek politikat e Kryeministrit në nivel qarku.

Prefekti duhet të raportojë në çdo moment për situatën në qark, në arsim, në shëndetësi. Por nuk ka ndodhur kështu.

Nëse drejtoria e arsimit nuk ecën mirë, do të jetë prefekti që të kërkojë shkarkimin e tij, duhet t’i raportojë ministrit që kjo gjë nuk ecën mirë.

Nga studio e MCN Live, Zeqaj tha se është kundër qëndrimit të qeverisë që e ka injoruar pozicionin e prefektit, për të cilin ka një ligj që i jep kompetenca për të kontrolluar territorin.

Në vijim Zeqaj tha se për projektligjin është marrë modeli i Francës dhe se prefektit po përpiqet t’i jepen kompetencat e duhura për të parë nëse kryebashkiaku e ka bërë me sukses detyrën dhe se janë shumë detyra që prefektët duhet të bëjnë.

Ai deklaroi se nuk ka më shumë rëndësi shtimi i disa specialistëve se sa mbarëvajtja e punës dhe në këtë drejtim shtoi se më mirë të rritet infrastruktura se sa të bëhen dëme më të mëdha.

Deputeti socialist shtoi se drafti duhet diskutuar me të gjitha njësitë vendore për t’u marrë vendimi më tej dhe se propozimi është bërë nga Ministria e Brendshme, ndoshta edhe me sugjerimin e prefektëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy