Meta me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të PE: Domosdoshmëri forcimi i shtetit ligjor

Meta me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të PE: Domosdoshmëri forcimi i shtetit ligjor

Presidenti Ilir Meta është takuar me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian të drejtuar nga kryetari i tij, David McAllister.

Meta thotë se gjatë takimit i falënderoi për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj perspektivës për anëtarësim të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, veçanërisht në kushtet kur rajoni ynë gjendet nën presionin e pasojave të argesionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës.

I sigurova se shqiptarët vazhdojnë të besojnë tek projekti europian, si alternativën e tyre më të mirë dhe të vetme për një të ardhme të paqtë e të begatë. Vlerësova qasjen realiste që Parlamenti Europian ka ndaj situatës në Shqipëri, duke mbështetur plotësisht shqetësimet serioze të adresuara në rezolutën e 19 majit.

Nevojitet përmirësim urgjent i llogaridhënies në çdo nivel, lirisë së medias, integritetit të zgjedhjeve, luftës kundër korrupsionit dhe gjithë problematikave të tjera, që lidhen me bllokun më të rëndësishëm të çështjeve thelbësore.

Meta shton se theksoi domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit në një vend që aspiron anëtarësimin në BE.

Për Presidentin, çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka rëndësi parësore, si për vendet tona ashtu edhe për vetë BE, për të siguruar transformimin demokratik përmes reformave të vërteta dhe të pakthyeshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy