Protesta e PD më 13, Basha: Do të hyjë në histori si referendumi për Republikën e Re

Protesta e PD më 13, Basha: Do të hyjë në histori si referendumi për Republikën e Re

Nga çadra e lirisë në ditën e 83 të protestës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ftoi masivisht qytetarët që të bashkohen në protestën e 13 majit, sipas të cilit do të kalojë autostrada referendare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Miqtë tanë anë e mban botës, duhet ta dinë fare mirë se rruga evropiane nuk mund të kalojë nga bojkoti, nuk mund të kalojë e nuk do të kalojë nga mospjesëmarrja, por kurrsesi nuk do të kalojë nga asgjësimi i garës së vërtetë, nuk do të kalojë nga kthimi i monizmit pas 27 vitesh që e shporrëm. Nuk mundet dhe nuk do të kalojë nga votime farsë të diktuara nga krimi dhe droga.

Rruga evropiane e Shqipërisë do të kalojë nga autostrada referendare e 13 majit për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj bashkohuni me mua, familjen time, me fëmijët e mi do të jemi këtu. Ejani me zemrat e mbushura me besim tek e nesërmja që na pret. Unë e kam parë këtë të nesërme, ju po e ndërtoni ditë për ditë.

Bashkë do të shembim çdo pengesë. Bashkë do të nxjerrim në pension kupolën e korruptuar të Republikës së Vjetër do t’ia dorëzojmë Muzeut Kombëtar në pavionin e turpit. Ejani pa frikë. Ky do të jetë manifestimi gjigant. Askush të mos mungojë në këtë moment të historisë, në këtë moment të Evropës që do të vijë e shpalosur me vlerat e saj", tha Basha në fjalën e tij.

Kreu i opozitës Basha tha se protesta do të hyjë në histori si referendumi për Republikën e Re, dhe kësaj i trembet republika e vjetër, krimi dhe droga. "Nuk ka forcë kriminale, nuk ka shtet të korruptuar t’i bëjë ballë dëshirës së qytetarëve për liri", tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy