
Në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi tha se zgjedhjet e lira, demokratike dhe pluralizmi janë ato që i duhen demokracisë, duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka shkelur disa herë vijën e kuqe. Ai tha se, Rama loboi ndërkombëtarisht që ta përçante PD me non grata pa prova.
32-vite më parë isha vetëm një gjimnazist dhe kur erdhi lajmi se më 8 dhjetori ishin rebeluar studentët në Durrës na erdhi ai lajm, kishim pasion. Po ashtu kur erdhi lajmi se ishte themeluar PD, ndoshta nuk e rrokëm shumë kuptimin e saj. Besoj se të gjithë e kanë brenda një urë që e ka përshkruar vetë. Pluralizmi si themel i ndarjes së pushteteve dhe shtetit të së drejtës. Në demokraci mjaftojnë zgjedhje të mira demokratike dhe pluralizmi. Në këto 9 vite Rama ka shkelur vijën e kuqe të zgjedhjeve, e ka bërë këtë disa herë. Rama ka vënë në shënjestër vijën e kuqe, atë që na ndan nga diktatura, pikërisht pluralizmin”. Loboi ndërkombëtarisht që ta përçante PD me non grata pa prova. Ata që bashkëpunuan me Edi Ramën e çentralizuan PD dhe përjashtuan deputetë e demokratë të thjeshtë që nuk ranë dakord. Por demokratët reaguan. Më 9 shtator 2021, akti i porositur për përjashtimin e Sali Berishës nuk shkaktoi thjesht valë shoku. Atë mbrëmje u vu në lëvizje sistemi imunitar i demokracisë.



