
Ish-presidenti Moisiu tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV se Edi Rama ka të meta sa të duash dhe në mënyrë frazeologjike tha se gjithsesi ai e ka një sy, nuk është qorr fare.
I pyetur për qeverisjen e kryeministrit Moisiu tha se ka abuzime, por jo në një shkallë aq të lartë sa më parë.
Ke një qorr dhe me një me një sy. Kujt do ja japësh votën? Edi Rama e ka një sy. Ka të meta sa të duash por e ka një sy. Ka abuzime, por janë në një shkallë më të ulët. Ky popull duhet të të shohi me dy sy që të iki Edi Rama. Po qe me një sy e merr Rama.



