Angjeli dhe Baçe kundër mbylljes së Akademisë: Rama ta reformojë

Angjeli dhe Baçe kundër mbylljes së Akademisë: Rama ta reformojë

Anëtarët e Akademisë së Shkencave kërkojnë që të jetë kryeministri Rama që të bëj reformën në këtë institucion të rëndësishëm të kërkimit shkencor. Anastas Angjeli dhe Apollon Baçe mendojnë se është koha për ndryshime, dhe kalim në varësi të Akademisë dhe të insitutcioneve të tjera.

Anëtarët e Akademisë së Shkencave janë dakort që ky institucion të reformohet, por thonë se i takon kryeministrit Rama që të bëjë ndyshime të tij.

Anastas Angjeli është kundër mbylljes së institucionit, një qëndrim që zoti Rama e artikuloi pëmes ndërprejes së fondeve, nëse Akademia e Shkencave nuk reformohet.

"Nuk jam pro mbylljes dhe hapjes së ndonjë institucioni, kërkesa që bëhet për një reformim të punës shkencore kërkon një strategji të re të kërkimit shkencor në Shqipëri të cilën nuk e bën thjesht Akademia, kërkon një reformë ligjore, kërkon një reformë institucinale", tha Angjeli.

Ndërsa Apollon Baçe mendon se Rama duhet të jetë ai që të urdhërojë riformatimin e institucioneve, duke i bashkuar Akademisë së Shkencave dhe institute që kanë për qëllim kërkimin shkencor.

"Edhe një reformë më keq se një reformë e keqe, është një reformë e lënë përgjysëm. I kam thënë Kryeministrit tamam këto fjalë, që ka në Akademi lokomotivë, ka vagona por nuk ka tren. Në kuptimin që nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën. Reformën duhet ta bëjë ai vetë, ti japë institucionet që duhet ti japë", deklaroi Baçe.

Deklaratat antarët i bënë pas zgjedhjes së kryetarit të Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, i cili rikthehet në krye të institucionit në kohën kur roli dhe funksioni i Akademisë është atakuar nga Kryeministri dhe akademiku Artan Fuga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy