Rama: Paga mesatare e mësuesit do jetë 950 euro, problem kapitali njerëzor

Rama: Paga mesatare e mësuesit do jetë 950 euro, problem kapitali njerëzor

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi rritje pagash për mësuesit duke thënë se paga mesatare e tyre do të shkojë 950 euro.

Duke folur ditën e sotme Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, Rama deklaroi se do bëhet e pamundura që të rritet mbështetja e gjithanshme për shkollën dhe mësuesit.

Ka filluar një luftë pa armë, por e egër për kapitalin njerëzor dhe vendet e zhvilluara që sot po përballen me fenomenin e pandalshëm të plakjes, janë investuar, po investohen dhe do të investohen gjithnjë e më shumë për të marrë kapital njerëzor pa mëshirë.

Fuqia tërheqëse e tyre për kapitalin njerëzor si yni mbetet sfiduese për të gjithë ne.

Oferta e tyre mbetet sfiduese, por ne nuk mund të mos reagojmë qoftë edhe në një mënyrë tradicionale për të ruajtur kapitalin tonë njerëzor sepse përndryshe në një kohë jo shumë të largët mund të mbetemi në një situatë jo të mirë.

Pagat së shpejti, brenda pak muajsh, do të shkojnë mesatarisht 950 euro, por nuk mjafton. Prandaj ne na duhet të reformojmë sistemin.

Ne duhet të bëjmë të mundur që përveç pagës uniforme, të ketë nivele të ndryshme pagash, sipas meritës, sipas kontributit.

Na duhet një sistem i besueshëm kualifikimesh, trajnimesh dhe kreditesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy