KAS rrëzoi kërkesën e PD-së për prova shtesë/ Kaso: Vendimi i paligjshëm

KAS rrëzoi kërkesën e PD-së për prova shtesë/ Kaso: Vendimi i paligjshëm

Sekretari per Çeshtjet Zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso e ka quajtur të paligjshëm vendimin e KAS për të pranuar si prova vetëm disa nga materialet e dorëzuara nga ky subjekt politik, lidhur me ankesat e 25 prillit. 

Në një deklaratë për mediat, Kaso tha se KAS duhet që të administrojë çdo material, madje edhe ato që nuk arrin dot të sigurojë vetë partia që bën ankimimin.

“PD nuk është institucion ligj-zbatues. Ne presim që të administrohen provat që nuk janë në disponimin tonë. Të administrohet gjithçka tjetër që partitë nuk kanë mundut të sigurojnë dot vetë. KAS nuk na vuri në dispozivion materialet që tregojnë masakrën elektorale. I jemi drejtuar institucioneve zyrtarisht. Procesi zgjedhor është shoqëruar me problematika të shumta. Rruga e vetme që materialet të merren në administrim është që KAS tu drejtohej me shkresë zyrtare institucioneve,”- tha Kaso.

Gjatë mbledhjes sw sotme, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për të dorëzuar prova shtesë në lidhje me ankesat e tyre për qarkun e Beratit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy