Çipi: Ky që kemi është stabilitet i korrupsionit. Duhet sistem zgjedhor miks

Çipi: Ky që kemi është stabilitet i korrupsionit. Duhet sistem zgjedhor miks

Regjisori Kastriot Çipi për sistemin zgjedhor thotë se janë partitë e vogla që kanë nevojë për ndihmë dhe jo të mëdhatë.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Çipi deklaroi se partitë politike deri sa i përqendroi të gjitha pushtetet në dorë Edi Rama, historikisht kanë hyrë në zgjedhje me koalicione.

Sipas tij, me sistemin aktual partitë e mëdha u vjedhin vota edhe partive që kanë në koalicion.

Çështja e mazhorancës së qëndrueshme, zgjidhet me një ndryshim në Kushtetutë. Kryeministër bëhet ai që ka më shumicën, pa e specifikuar 71 vota. Se është shumicë absolute, kështu.

Ky që kemi është stabiliteti i korrupsionit, kemi 32 vjet që e kemi. Sistemi zgjedhor ka dy elementë që testohet nëse funksionon, e para e përkthen apo jo çdo votë në mandat në mënyrë të drejtë.

Që dikush merr 20 mijë vota dhe nuk shkon deputet dhe dikush merr 6 mijë vota dhe shkon. Së dyti, është llogaridhënia. Unë jam për sistemin miks, jo për mazhoritar.

Nëse merr 12 mijë vota në shkallë kombëtare, sistemi duhet ta garantojë një deputet. Për mua sistemi i drejtë do ishte 70 zona mazhoritare, me votim të drejtpërdrejtë.

Zgjidhet preferenca e parë me 1 dhe e dyta me 2, por asnjë votë nuk humb se i shkojnë partisë. Me proporcionalin më ndan shkëputja e deputetit me zgjedhësin.

Me sistemin miks kryetarët dalin jashtë loje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy