Kryeministri Edi Rama ka publikuar një spot për fushatën elektorale në “Facebook” ku shfaqet si polic dhe ndalon një shofer që kalon me semafor të kuq.
Por me sa duket kjo gjë nuk u ka pëlqyer disa ndjekësve të tij. Një prej tyre e kritikon se ka shkelur ligjin duke përfshirë punonjësit e policisë dhe mjetet e policisë për propagandë elektorale.
Komentuesja madje thotë se kryeministri “është për karagjoz në tavolina nën efe3ktin e alkoolit”. Po nuk ka ndenjur pa përgjigje kryeministri, i cili lë të kuptohet se makina nuk është marrë nga policia.
REPLIKA
Komentuesja: Një rast i pastër i shkeljes së ligjit për përfshirjen e punonjësve dhe mjeteve të administratës publike në fushatë elektorale. Makinat e policisë janë blerë, funksionojnë dhe mirëmbahen me taksat tona dhe s’duhet kurrsesi të përdoren për propaganda elektorale. Një tjetër shkelje është përdorimi i mjeteve të forcave të armatosura dhe shenjave e sinjaleve dalluese nga një civil. Por nuk zhgënjen kurrë kryeministri jone në një diçka të vetme, në mos respektimin e ligjit. Edvin, s’ke mend ti për kryeministër, as për polic. Ti je për karagjoz në tavolina nën efekt alkooli!
Edi Rama: Hahahahaha sa e lodhur, po kush të tha ty që është marrë nga policia makina ah ah ah…



