Shqiptarët e Luginës do të padisin ministrin serb Vulin për termin "Šiptari"

Shqiptarët e Luginës do të padisin ministrin serb Vulin për termin "Šiptari"

Këshilli Kombëtar i shqiptarëve në Luginën e Preshevës ka në plan të padisë ministrin serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulinin për shkak të përdorimit gjatë ditës së djeshme të termit "Šiptari" për shqiptarët, ka deklaruar kryetari i këtij Këshilli, Ragmi Mustafa.

"Kështu po nënçmohen shqiptarët dhe ata po vihen në rendin e dytë të qytetarëve. Kjo është gjuha fyese e viteve të nëntëdhjeta të shekullit të shkuar. Shqiptarët nuk duhet të etiketohen kështu. Kjo gjuhë e Vulinit tregon se ne nuk jemi pjesë e kësaj shoqërie",ka thënë për REL, kryetari  Mustafa, transmeton Koha.net .

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulinin, ka kohë që e përdor termin ofendues "Šiptari" për shqiptarët, raporton Koha.net.

Vulini dje kishte përsëritur se “ndarja me Šiptarët" është zgjidhja më e mirë për Kosovën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy