"Ende pa u tharë boja e marrëveshjes, Edi Rama goditi Metën"

"Ende pa u tharë boja e marrëveshjes, Edi Rama goditi Metën"

Kryetarja e LSI-së Monika kryemadhi ka shprehur edhe njëherë publikisht se sa skeptike ka qenë për marrëveshjen mes Edi Ramës dhe Ilir Metës firmosur në 2013-ën, që solli bashkëqeverisjen e tyre deri në 2017-ën.

“Unë kam qenë skeptike për sa i përket marrëveshjeve që Ilir Meta ka bërë me Edi Ramën për arsye të marrëdhënieve historike mes tij dhe Edi Ramës jo i individ por si parti politike. Në marrëveshjen e 2007-s, pa u tharë akoma boja e marrëveshjes, ai ngriti grupin e punës për ndryshimet kushtetuese si e si të godiste LSI-në. Unë kam qenë që çdo marrëveshje që bëhej të shkruhej dhe të ishte transparente. Ne kemi shumë marrëveshje që janë bërë në politikë që sot e asaj dite nuk janë transparente. Sot e kësaj dite kemi dilemat më të mëdha që nuk i japim dot zgjidhje”, tha Kryemadhi e ftuar në "360Gradë" në Oranews.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy