Protesta e opozitës/ Bushati: U pa si një lloj gëzimi i militantëve të PD-së, një gëzim për bashkim

Protesta e opozitës/ Bushati: U pa si një lloj gëzimi i militantëve të PD-së, një gëzim për bashkim

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e konsideroi protestën e 20 shkurtit, si më të madhen që opozita ka zhvilluar pas zgjedhjeve të vitit 2021. 

Sipas tij, kjo u pa si një lloj gëzimi të militantëve të PD-së, një gëzim për bashkimin.  

Për mua, që pas zgjedhjeve të 2021, kjo është më e madhja protestë që ka bërë opozita, prandaj isha i surprizuar.

Ka shumë që thonë, se ky ishte një lloj gëzimi i militantëve të PD-së, një gëzim për bashkimin, si të thuash, atë që na ka bërë Rama për tre vite po mundohemi ta tejkalojmë.

Për mua, ashtu si e pashë, mund të quhet edhe pak provokative, por është mitingu më i madh që i ndodh opozitës, që rastësisht vjen pesë ditë pas vizitës së Blinken.

Jo se çdo njeri që ka vajtur, ka thënë do shkoj ti thyej hundët Blinken, por ka një pjesë të elektoratit që nuk e pranon të trajtohet si idiot.

Nuk e pranon dot, as nga Blinkne, Macron apo Meloni, që o shqiptarë, ju që po braktisni vendin tuaj, që gjysma e popullsisë po bie në varfëri, po ju drejton një udhëheqës i shquar dhe kryeministër fantastik, siç tha Blinken.

Një pjesë e mirë e shqiptarëve këtë mesazh nuk e përtypi dot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy