Socialisti Taulant Balla doli para mediave nga spitali i Elbasanit, ku vizitoi punonjësen e policisë që u plagos në ngjarjen e rëndë të mesditës së sotme. Balla bëri përgjegjës për ngjarjen Partinë Demokratike dhe u bëri thirrje organeve të drejtësisë të zbardhin plotësisht ngjarjen.
“Prej momentit të parë i kam njoftuar të gjitha organizatat socialiste të mos bien pre e asnjë provokimi. Këto kanë ardhur duke u përshkallëzuar dhe kanë autorë PD dhe presidentin e vendit”, tha Balla.
Balla akuzoi PD se ka terrorizuar qytetarët e Elbasanit.
“Sot në mëngjes kanë zbarkuar furgona me paramilitarë të PD që kanë terrorizuar qytetarët.Furgoni i loguar nga PD ka mbajtur brenda persona të armatosur”, tha ai.



