Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama janë përplasur në distancë për kreun e ri të SPAK.
Në një mesazh në Twitter ambasadorja vë theksin tek një drejtësi e pakapur nga pushteti, ndërsa Rama i përgjigjet menjëherë duke thënë se kreun e ri të prokurorisë së posaçme nuk e zgjedh as qeveria dhe as ambasada e SHBA.



