Gruaja e kryeministrit Albin Kurti promovon librin e saj në Beograd

Gruaja e kryeministrit Albin Kurti promovon librin e saj në Beograd

Derisa tensioni në vendkalimet administrative të Jarinjes dhe Bërnjakut vazhdon për shkak të vendimit të Kryeministrit të Kosovës, libri i gruas së kryeministrit Kurtit u promovua në Beograd, bëjnë të ditura mediat serbe atje.

Rita Augestad Knudsen, gruaja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e ka promovuar një libër në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, raporton B92.

Bëhet fjalë për librin “Ideja e lirisë dhe vetëvendosjes”. Me këtë rast, sipas mediave serbe, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i cili e përktheu librin në gjuhën serbe, organizoi një konferencë diskutimi mbi Vetëvendosjen.

Rita Augestad Knudsen, e cila iu bashkua konferencës përmes platformës Zoom-it, e falënderoi organizatorin për përkthimin dhe organizimin e bisedës me temën e së drejtës për vetëvendosje.

Përveç Sonja Biserko, në bisedë morën pjesë edhe drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq dhe profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Dragan Gjukanoviq.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Kërkim dhe Zhvillim (KIPRED), Lulzim Peci, profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Sarajevë, Nerzuk Ćurak, dhe profesori i Fakultetit Juridik në Podgoricë, Sërxhan Darmanoviq, iu bashkuan diskutimit.

Ndër të tjera, siç raportojnë mediat serbe, autorja tha se pret që koncepti i vetëvendosjes, kuptimi dhe koncepti i të cilit po ndryshon, do të kthehet në politikën ndërkombëtare.

Libri, ndër të tjera, siç është shkruar në hyrje, flet për atë se sa deklarata të rëndësishme në shekullin XX dhe fillimin e shekullit XXI mbi rëndësinë e temës së “vetëvendosjes”, që siç shkruhet, reflektuan luftën mbi kuptimin ndërkombëtar të lirisë dhe ishin pjesë e saj.

“Kjo tezë shqyrton sesi koncepti i ‘vetëvendosjes’ është shfaqur në diskursin ndërkombëtar të nivelit të lartë në momentet kryesore në shekujt 20 dhe 21. Gjuha ekzakte e ‘vetëvendosjes’ u ndërkombëtarizua në 1918 nga Woodrow Wilson në kontekstin politik të Luftës së Parë Botërore, dhe në reagim ndaj referencave të mëparshme të Leninit për konceptin, të cilin ai e kishte zhvilluar midis 1903 dhe 1917”, shkruan në abstraktin e librit të Ritës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy