Kandidatët e Primares për Tiranën/ Kokalari: Duhet të bënin debate me njëri-tjetrin, atyre u është thënë “mos u zini” dhe kaq!

Kandidatët e Primares për Tiranën/ Kokalari: Duhet të bënin debate me njëri-tjetrin, atyre u është thënë “mos u zini” dhe kaq!

Partia Demokratike ka tashmë shtatë emra të cilët do të marrin pjesë në procesin e primareve që zhvillohen për të nxjerrë një kandidat për Bashkinë e Tiranës, të dielën, më 4 dhjetor.

Lidhur me këtë Evi Kokalari, aktiviste republikane, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", teksa foli për kandidatët e Primares, u shpreh se të njëjtët janë prezantuar nën një kontroll gare, të cilëve u është thënë mos u zini me njëri-tjetrin, ndërkohë që nuk kanë afruar pothuajse asgjë interesante.

Asnjë gjë nuk ka ndodhur këtu, ata duhet të bënin debate të forta më njëri-tjetrin. Kështu u është dhënë urdhër atyre, mos u zini dhe kaq. Tashti brenda primareve, opozitë quhet personi tjetër që ke ne krahë, nuk duhet ta shash, të jesh vulgar. 

Këtyre u është dhënë urdhët mos shani njëri tjetër, që është budallëk. Ndërkohë Berisha kërkon të largojë Ramën vetëm me të shara. Pra, ne duhet të dimë pikëpamjet e tyre.

Kjo e tritolit, përshembull është e papranueshme si shprehje, ajo kandidatja që tha do ta djeg, ajo automatikisht duhet ët dilte nga gara, ajo shprehje se di në çfarë forme u tha, por ishte e patolerueshme, ishte e ulët.

Duhet të kesh njerëz të ngritur, të japin audiencë. Pra, është kontroll gare.

Audienca nuk mund të mësojë nga pyetjet që bëjnë këta brenda PD-së.

Shtatë veta në primare. Disa janë nga establishment, disa kanë respektin e popullit.

Gjëja me rëndësi, është që demokratizimi i PD filloi dhe Berisha ishte serioz për primaret, por mbylli sytë ndaj atyre që ka rrotull.  

Berisha nuk është krurë arrogant me njerëzit.

Këta që janë poshtë Berishës, u është ngritur hunda dhe bëjnë arrogancë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy