Duke folur mbi ndryshimet klimaterike në emisionin “Arnautistan” regjisori Kastriot Çipi tha se në vitin 2020 ndonëse bota ndali ekonominë për tre muaj nuk u ul aspak përqindja e dioksidit të karbonit.
Sipas Çipit ideologjia i ka paraprirë ekonomisë dhe në 2050-ën s’do ketë më Europë sepse s’do ketë më ekonomi.
Tre muaj në vitin 2020 e gjithë bota ndaloi ekonominë, bëri ndalim industrisë dhe qarkullimit të makinave. Sa u ul përqindja e dioksidit të karbonit. Ti do më tregosh që të paktën u ul 1 të një miliardën. Nuk është ulur fare, është rritur në vitin 2020. Ndalimi i qarkullimit të makinave nuk e përmirësoi klimën. Atëherë ku e di ti që duke ndërprerë industritë për 30 vjet do ta ulësh?! Po na kërkojnë të deindustrializohemi, të kthehemi në epokën e gurit. Është vdekja e ekonomisë. Po shkatërrohen jetët tona. Edi Rama ka firmosur në 2020 deklaratën e Sofjes është zotuar të zhdukë dioksidin e karbonit nga prodhimi. Ja çfarë po na bën ne Europa. Gjermanët vazhdon të nxjerrë qymyrguri.
Çfarë do të thotë energji e rinovueshme? Do të thotë një energji që ka vend për t’u riprodhuar më vonë, këtu futet edhe lënda drusore. Edhe druri është i rinovueshëm sepse mbin prapë pema. BE ka miratuar një projekt ku 20 për qind e tokës bujqësore s’do lejohet më për bujqësi dhe blegtori, por të kthehet në peizazhe të virgjëra.
Kur ideologjia i paraprin ekonomisë, e kemi provuar 45 vjet. Ata në Perëndim nuk e dinë dhe e hanë sapunin për djath! Me këtë që po ndodh sot në 2050 s’do ketë më Europë sepse s’do ketë më ekonomi”.



