“Më kërkoi ta ndihmoja për të vaksinuar mësuesit”, Rama zbulon mesazhin nga Kurti

“Më kërkoi ta ndihmoja për të vaksinuar mësuesit”, Rama zbulon mesazhin nga Kurti

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar mesazhin që ka marrë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga Rrogozhina ku po zhvillon një takim me fermerët e zonës, Rama tha se kryeministri i Kosovës kishte kërkuar që ta ndihmonte me vaksinimin e mësuesve në Kosovë.

Rama tha se i kishte thënë menjëherë po dhe se do të ndihmonin në procesin e vaksinimit të arsimtarëve të Kosovës.

Ne jemi shumë krenar që po ndihmojmë edhe Kosovën. Më çoi një mesazh Albin Kurti duke më falenderuar që meqë ata morën vaksina dhe do vaksinojnë për mjekët sot dëshironte që ne të ndihmonin për mësuesit. Po i thashë patjetër. Ne do i japim ato që duhen që të vaksinohen mësuesit e Kosovës, sigurisht. Si bëhen këto me llafe? Duke fjetur gjumë? Ndërkohe që ne jemi në mes të kësaj finaleje dhe e shikojmë dritën e atje”,  tha Rama.

Më tej, kryeministri Rama foli për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, ku sulmoi opozitën, që sipas tij, nëse qytetarët duan që të ndërpritet vaksinimi, le ta votojnë.

Ne kemi ardhur këtu me një skuadër të re. Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës ka qenë në emigracion, e ka lënë për të ardhur e kontribuar këtu. Ju jeni njerëz që punoni tokën dhe e dini shumë mirë se ajo për të dhënë hyzmetin e saj, e do punën çdo ditë. Toka do jo vetëm punën, por edhe dijen, eksperiencën, bashkëpunimin. Betejat e vogla të çdo ditë janë ato që vendosin betejën e madhe të fitores.

Opozita ka po atë program që ka pasur gjithë jetën, po ato fytyra, me një ndryshim, që tani Saliu është bërë shkesë, bashkë me Ilirin e Monikën dhe kanë nxjerrë një Gjino aty me demek si fytyrë e re dhe thonë hajde t’i japim një nuse. Nuk bëhet kështu. Për të shkuar tek e ardhmja duhet fituar çdo betejë e vogël, me durim, punë dhe besim. Kjo na dallon neve nga ata.

Nëse sot ne jemi në këto kushte, po vaksinojmë në maksimum dhe është privilegji më i madh i gjithë jetës sime politike, kur shoh fytyrat e lehtësuara të gjyshërve e gjysheve pas vaksinimit, kjo nuk është bërë se erdhën vaksinat nga qielli, por është bërë me shumë këmbëngulje e duke lypur derë më derë, për të carë rrethimin nga BE, që na lanë jashtë e s’na thanë një dozë. Çfarë do bëja unë, do rrija të prisja? Ka vende të tjera përreth. Ne jemi shumë krenarë që po ndihmojmë edhe mjekët e Kosovës”, u shpreh kryeministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy