Në ceremoninë e shpërndarjes së legalizimeve për qytetarët e Tiranës, kryeministri Edi Rama ka bër batuta me qytetarët gjatë dhënies së lejeve.
Unë i njoh nga sytë ata që kanë votuar për ne. Ti nuk më dukesh nga ata që ke votuar për ne. Ti je në rregull. Gëzuar...
Unë p.sh e kuptoj Hamzain që nga larg që te vota ka qenë pak i lëkundur dhe ka shkuar vota djathtas.
Edhe buzëkuqin në ngjyrën e rilindjes e ke
Një muaj tani mos e shif Fevziun se duke parë ata fol e fol ke marrë mikrobin dhe se lëshon mikrofonin. Ky është hall i madh!
Por një i moshuar i bëri një kërkesë të çuditshme kreu të qeverisë duke i thënë që ta lejojë të ndërtojë një kolibe. Përgjigja e Ramës ishte se pa leje nuk duhet të vendosi asnjë tullë, duke i kujtuar burgun. “Merre legalizimin dhe pa leje mos ve një tullë se të ikën qeleshja”, iu përgjigj Rama.
DEBATI
Rama: Hajde Eshref, hajde hajde… ti je nga ato tironsit që nuk ndërrojnë mendje.
I moshuari: Jam nga Kalaja e Dotës
Rama: Mirë mo aty afër…
I moshuari: Të gjitha qeverit që kanë ardh thoshi i gëzofshi shtëpiat, ky i gëzofshi, ai i gëzofshi…
Rama: Jo mos na ngatërro, i gëzofshi vetëm njëri thoshte.
I moshuari: Jo të lutëm na kanë thënë krejt.
Rama: Aaaa
I moshuari: Si i majti si i djathti
Rama: Tani thuaj të vërtetën e pritshme që do ta merrje nga unë lejen?
I moshuari: Po!
Rama: E ke prit eee.. mos rrej O
moshuari: Jo mos rrej ti.
Rama: Vetëm nga unë nuk e ke prit, se të thoshin mos ia jep votën se do ta shembi.
I moshuari: Po ato llafe i ka thënë krejt. Po edhe një vërejtje e kam. Ta bëjmë një kolibe, se është rrit një çun dhe t’ia bëjmë një kasolle. Më duket se këto i ke nalu. Edhe këtë na e lejo.
Rama: Pa leje prap? Merre këtë Eshref dhe pa leje mos ve një tullë se të iku qeleshja.



