Gazeta amerikane Washington Post i ka bërë jehonë zgjedhjeve vendore që po mbahen ditën e sotme në Shqipëri.
Në një artikull të Associated Press botuar nga WP thuhet se zgjedhjet po zhvillohen në mes të një konflikti të tensionuar politik me opozitën që ka bojkotuar parlamentin dhe zgjedhjet.
Shtypi ndërkombëtar e cilëson presidentin Ilir Meta si simpatizant të opozitës, ndërkohë që thekson se opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe burgosjen e ‘hajdutëve të votave’.
Artikulli i plotë i Washington Post:
TIRANË, Shqipëri - Shqiptarët filluan të votojnë ditën e sotme për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë, në mes të një konflikti të tensionuar politik me opozitën që bojkotonte zgjedhjet vendore.
Ndërkohë qeveria e drejtuar nga socialistët po këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve, opozita dëshiron t’i ndalojë ato. Opozita, e udhëhequr nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë, fajëson një qeveri të korruptuar të lidhur me krimin e organizuar dhe po kërkon zgjedhje të reja parlamentare.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është simpatizues ndaj opozitës dhe deklaroi se votimi është anuluar, por qeveria nën kryeministrin Edi Rama ka refuzuar të respektojë këtë vendim.
Vota do të hidhet për të zgjedhur autoritetet që do të udhëheqin 61 rrethe në të gjithë vendin për katër vitet e ardhshme.
Mbrëmjen e së shtunës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri thirrje shqiptarëve të bojkotojnë votimin dhe paralajmëroi se do të mbajnë protesta të dhunshme. Policia tha se protestat nuk lejohen në ditën e votimit.
Rama hodhi votën e tij në Surrel, një fshat pranë Tiranës ku ai jeton.
‘Kjo ditë konfirmon se askush nuk mund të luajë me njerëzit ... dhe kush guxon të marrë sovranitetin nga populli nuk gjen asnjë fund tjetër, por një dështim dhe një turp’, tha ai para gazetarëve.
Opozita po mban protesta anti-qeveritare që nga mesi i shkurtit, kur ata gjithashtu dogjën mandatet në parlament. Ata thonë se kriza politike do të zgjidhet kur Rama të japë dorëheqjen dhe vjedhësit e votave të burgosen.
Socialistët në pushtet janë kandidatët e vetëm në 35 nga 61 rrethe, me disa parti të vogla të majta dhe të qendrës së djathtë që konkurrojnë kundër tyre në pjesën tjetër.
Rezultatet paraprake zgjedhore nuk priten deri të hënën.
Mijëra punonjës policie ruanin qendrat e votimit të dielën. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut tha se po dërgonte 174 vëzhgues zgjedhorë, të cilët do të japin të dhënat e tyre paraprake të hënën.
Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme konsiderohet kyç për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE për vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor, tashmë një anëtar i NATO-s.



