
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se vendimi për të djegur mandatet vjen për t'u treguar shqiptarëve se veprimet e saj kundër Edi Ramës nuk janë lojë politike.
"Është gabimi jonë. Të thashë. Unë e meritoja atë gazin lotsjellës. Atë gazin helmues që i dhashë dorën në 2013-n, Edi Ramës. Dhe për këtë po paguaj. Për këtë arsye, unë e djeg mandatin më shumë dhe jam e bindur më shumë për këtë gjë sepse shqiptarët duhet të shikojnë një veprim që unë e kam seriozisht me Edi Ramën dhe nuk e kam lojë politike", deklaroi Kryemadhi në emisionin "360 Gradë".
Numri një i LSI ka komentuar edhe deklaratën e Metës gjatë tensionimit të situatës duke thënë se presidenti të vinte aty dhe ta ndjetë atë gazin, se ishte në Gjermani me Merkelin, dhe nga jashtë bëhen kollaj deklaratat.
"Unë e kuptoj se ai është president dhe ka rolin e tij. Por secili nga ne ka marrë përsipër përgjegjësitë e tij, dhe nuk ngatërrohen me marrëdhëniet tona familjare. Kur kam marrë vendimet radikale, nuk më ndalon dot Meta, se ky është betimi që u kam bërë votuesve të mi, të LSI. Sot jam unë përgjegjëse në drejtimin e LSI. Deklaratat e Metës janë të tij dhe nuk dua t’i komentoj", tha Kryemadhi.



