
Gazetari Nikoll Lesi i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me hapjen e fushatës së Partisë Demokratike në stadiumin Air Albania të shtunën.
Ai tha se pjesëmarrja ishte e konsiderueshme, por problemi qëndron se nuk ka frymë dhe motivim për elektoratin gri dhe se sipas tij nëse kjo pjesë e qytetarëve nuk votojnë Rama nuk mundet dot me votat e Berishës dhe Metës.
Sipas meje mitingu ishte normal brenda normave të doktorit, doktori bën mitingjet e mira, por problemi është se votat i merr Edi Rama. Problemi është se nuk ka frymë, po shkojnë drejt një formaliteti të votave të tyre, por nuk motivon njerëzit, atë pjesën gri dhe po nuk u motivua kjo nuk mundet Rama me votat e Berishës dhe Metës.



