Abazoviç sot viziton Beogradin, pritet përafrim i marrëdhënieve Mali i Zi-Serbi

Abazoviç sot viziton Beogradin, pritet përafrim i marrëdhënieve Mali i Zi-Serbi

Dritan Abazoviç, kryeministër i Malit të Zi, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Beograd.

Ai do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministren serbe Ana Brnabiç dhe kryeparlamentarin Ivica Daçiç, raporton Tanjug.

“Presim një vizitë të mirë, me Dritan Abazoviqin do të diskutojmë të gjitha temat e rëndësishme”, ka thënë Vuçiç.

Kryeministri i Malit të Zi do të qëndrojë dy ditë në Beograd.

Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë, aktualisht nuk janë në nivelin ideal për shkak të disa çështjeve të hapura që, Abazoviç, pritet të diskutojë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministren Ana Brnabiç.

Sipas një njoftimi zyrtar, Abazoviç do të bisedojë me zyrtarët serb për temat aktuale me interes për Malin e Zi, çështjet e bashkëpunimit të mëtejshëm, me qëllim të përmirësimit të dialogut politik dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Qeveria malazeze thotë se vizita e Abazoviç në Serbi, menjëherë pas marrjes së detyrës, tregon dëshirën e Malit të Zi për të ndërtuar marrëdhënie të hapura të fqinjësisë së mirë me Beogradin zyrtar.

Çështja kryesore që do të përcaktojë marrëdhëniet Podgoricë-Beograd, padyshim është nënshkrimi i Marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse serbe.

Abazoviç është shqiptari i parë në krye të ekzekutivit malazez.

Prej se ka ardhur në pushtet Mali i Zi ka marrë rol në iniciativën “Ballkani i Hapur” si shtet monitorues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy