Qindra qytetarë me flamuj presin Thaçin në pikën kufitare të Morinës

Qindra qytetarë me flamuj presin Thaçin në pikën kufitare të Morinës

Dhjetra qytetarë kanë pritur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në pikën kufitare të Morinës pasi ai u kthye nga Haga.

Thaçi mbërriti sot në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë, pasi u kthye nga intervistimi 4 ditor në Prokurorinë e Posaçme në Hagë, që trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë.

Ai u nis menjëherë drejt Kosovës dhe ka zgjedhur Morinën si pikën ku do të kalojë kufirin.

Me flamuj të Shqipërisë dhe UÇK-së, këngë e valle, qindra qytetarë janë mbledhur për t’i bërë një pritje heroike presidentit Thaçi.

Ai tha se nesër do të ketë një prononcim lidhur me katër ditët që u mor në pyetje.

Prokuroria e Posaçme më 24 qershor publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ai i ka mohuar akuzat, ndërsa ka theksuar se është i gatshëm të përballet me atë që ai e quajti sfidë të re dhe se sipas tij askush nuk mund ta rishkruajë historinë Kosovës.

Akuzat e Prokurorisë së Posaçme i janë dorëzuar një gjykatësi të procedurës paraprake i cili duhet të vendosë për konfirmimin apo hedhjen poshtë të tyre.

Gjykata e Posaçme për Kosovën e njohur me emrin Dhomat e Specializuara u themelua më 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës por me personel ndërkombëtar.

Pretendimet për krime lufte kundër pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dolën në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy