Rama: Më “mbytën” miqtë nga Kosova pse mbrojta Albinin! Unë e di sa poshtë Kosova ka rënë në sytë e botës

Rama: Më “mbytën” miqtë nga Kosova pse mbrojta Albinin! Unë e di sa poshtë Kosova ka rënë në sytë e botës

Dhunën e shfaqur në sallën e Parlamentit të Kosovës, ku ka pasur përleshje mes deputetëve, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka quajtur krejtësisht të panevojshme dhe të pajustifikueshme. Më parë, Rama ka reaguar shkurtimisht në median sociale Tëitter, ku ka thënë se gjithçka është skandaloze dhe e dëmton edhe më tej imazhin e Kosovës në sytë e aleatëve ndërkombëtarë. Megjithatë, përmes një reagimi të dytë, Rama, ka dashur të qartësojë edhe më tej qëndrimin e tij, duke e vënë theksin fillimisht te fakti se nuk ka rëndësi se kush ka qenë shkaktar i dhunës, por me rëndësi është fakti se ajo ndodhi në foltoren e demokracisë kosovare. E më tej, ai ka shtuar se për arsye se e di “imazhin e rënë të Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve”, asnjë justifikim nuk e ndihmon situatën. “Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjuajt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme. Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë së saj, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë!”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy