
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi priti sot në një takim zyrtar ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe delegacionin që e shoqëronte, në përbërje të të cilit, zyrtarë të lartë të Ministrisë dhe Policisë së Kosovës.
Të dy homologët diskutuan çështje të ndryshme të interesit të përbashkët, si funksionimi i marrëveshjeve kufitare mes dy vendeve, mundësia e rikategorizimit të pikës kufitare të Shishtavecit, si dhe risitë që sjell për shtetasit e Kosovës projektligji i ri për të huajt.
U bisedua gjithashtu edhe për intensifikimin e bashkëpunimit policor në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe trafiqeve në të dyja anët e kufirit, si dhe koordinimi për çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit evropian të dy vendeve tona.
Pjesë e diskutimit ishte dhe çështja e lehtësimit të mëtejshëm të lëvizjes së lirë të njerëzve, sidomos atyre që banojnë në brezin kufitar Shqipëri-Kosovë.




