Duma: Prokuroria të hetojë Veliajn, nuk respektoi ligjin në Sharrë

Duma: Prokuroria të hetojë Veliajn, nuk respektoi ligjin në Sharrë

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, në PD, Grida Duma akuzoi sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka bllokuar një investigim mediatik për të fshehur korrupsionin dhe krimin në Sharrë dhe i bëri thirrje prokurorisë të nis hetimin.

Në një deklaratë për mediat, Duma pohoi se “Mbrëmë Opinion bëri të mundur transmetimin e emisionit “Publicus”, një investigim mediatik që Erjon Veliaj e kishte bllokuar. Investigimi mediatik nxori qartë aferën e madhe korruptive të Sharrës, si dhe zbuloi firmën e Erjon Veliajt në kontratën me kompaninë 3R, e kryetarit socialist të Peqinit”.

“Mbrëmë shqiptarët panë se në kantierin e Sharrës nuk zbatohej asnjë ligj, nuk respektohej asnjë kriter sigurie, nuk paguheshin siguracionet. Publikimi i emisionit të censuruar nga Erjon Veliaj është një lajm i mirë që tregon se ka ende garanci në vend për lirinë e shprehjes, megjithë shtypjen që pushteti u bën mediave herë me kërcënime e herë me joshje. Kjo është një thirrje e fortë për Prokurorinë të nisë hetimin e të cojë përpara drejtësi fajtorët dhe shkaktarët e vdekjes së Ardit Gjoklaj”, tha Duma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy