
Kryeministri Edi Rama në një takim me operatorët turistikë në Vlorë i shigjetoi këta të fundit duke thënë se po bëjnë një hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetjes.
Ai tha se po iu jepet mundësia që të dalin faqebardhë nga kjo fazë informaliteti ku është ulur TVSH prej vitesh më poshtë sesa vendet e tjera, 6%, aq sa sipas tij, nuk e ka asnjë vend në Mesdhe dhe asnjë nga vendet e rajonit.
Ua u kemi ulur 6% pikërisht që të deklaroni sa. Tani ka një shifër që është fantastike këtu që tregon se çfarë bëni ju në fakt.
Që thotë që nga 10 milionë e 155 mijë turistë të huaj që e kanë vizituar Shqipërinë, këtu kemi 2023, 3 milionë e 900 mijë netë të deklaruara qëndrimi janë pak si problem.
Ne e kemi studiuar këtë gjë dhe me ekspertë të huaj dhe dy gjëra do bëjmë.
E para për këtë vit do ju japim mundësinë që juve të bëni një para deklarim, që do të thotë që për periudhë 1 maj-30 shtator, nëse nuk doni as kontrolle, asnjë problem fare dhe të fokusoheni vetëm te klientët jo te inspektorët, një nivel shfrytëzimi 65% në bazë të dhomave dhe për atë nivel do paguani detyrimin tek bashkia. 65%.
E dimë që niveli minimal i shfrytëzimit në periudhën 1 maj-30 shtator është më i lartë, e dimë shumë mirë këtë, por duam ta nisim nga ky nivel.
E kemi diskutuar dhe me konsulentët e huaj sepse ajo që na intereson është formalizimi i sektorit. Pastaj nga 1 tetori në 30 prill një nivel 20%.
Këtu janë bërë gjithë projeksionet, ka një balancë. Ju do dilni me një fitim ekstra përtej fitimit që ju takon, por kjo është një fazë.
E dyta përgatituni sepse në 2026 nuk do keni nga të lëvizni më sepse do fusim platformën digjitale e-visitors dhe aty pastaj bëhet e pamundur që të ketë shmangie për gjithë infrastrukturën hoteliere flas.
Ana tjetër e medaljes për të cilën duhet të bashkëpunojmë me shoqatat tuaja por që i takon në afatmesëm është të frenojmë informalitetin e madh me apartamente me qira, me shtëpitë me qira.
Nuk ka ardhur koha akoma që ata t’ju shqetësojnë siç shqetësojnë gjithë sistemin e mikpritjes së hotelerisë në vendet e mëdha sepse ju keni sot më shumë kërkese seç keni mundësi por hap pas hapi do të shikoni që do duhet të krijohet kjo balancë dhe ata do duhet të formalizohen.
Sa i takon situatës së parkimeve në zonën e bregdetit, ai foli për një program të Fondit Shqiptar të Zhvillimit me infrastrukturë shtesë për parkime nëntokësore dhe mbitokësore.
Po punojmë me Himarën, po punojmë me Vlorën, po punojmë për Lezhën. Me Durrësin duam të ndërtojmë një infrastrukturë ekstra të parkimeve.
Një infrastrukturë ekstra të cilën e kemi konceptuar dhe nga pikëpamja arkitektonike që të jetë një infrastrukture atraktive.
Do përdorim arkitektë për këtë punë për të ndërtuar parkime nën dhe mbi tokësore përgjatë gjithë vijës bregdetare të cilat të jenë një infrastrukturë mbështetëse e gjithë turizmit dhe hotelerisë sepse ne po bëjmë një transformim falë Vangjelit në radhë të parë që dua ta falënderoj dhe sa herë që shoh çfarë bëhet në Himarë habitem ku paska qenë ky njeri, që ne mund ta bëjmë, ne mund ta përmirësojmë Dhërmiun sa të duam siç po e përmirësojmë dhe kush do të shkojë në Dhërmi këtë vit do shohë diçka krejt tjetër nga pikëpamja e sistemimeve, e rregullimeve, por nëse nuk zgjidhim problemin e parkimeve, do ta kemi shumë të vështirë, sepse dyndja është shumë e madhe dhe do jetë më e madhe.
12 milionë arritëm vjet dhe mund të shkojmë 13.5, 14 milionë është shumë për një vend me 2.4 milion rezident këtu. Por gjithsesi është pjesë e gjësë, duhet ta përballojë.



