Baze analizon partitë politike në Kosovë: Janë formuar në bazë të krahinave. Vetëvendosja po bën betejë të ligë për të zhbërë historinë e vendit

Baze analizon partitë politike në Kosovë: Janë formuar në bazë të krahinave. Vetëvendosja po bën betejë të ligë për të zhbërë historinë e vendit

Analisti Mero Baze, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, teksa analizoi edhe funksionalizimin e partive politike në Kosovë, hoqi një paralele me partitë politike në Shqipëri. Ai tha se në Kosovë, ato nuk janë të parcializuar në të majtë e të djathtë si në Shqipëri, por në bazë krahinore. Ai veçoi Vetëvendosjen e Albin Kurtit, për të cilën tha se kanë ardhur për të krijuar historinë e tyre në funksion të Kosovës, e jo për t’ia shtuar historisë së saj, si parti. "Politika në Kosovë, ndryshon me atë të Shqipërisë. Ndryshe nga politika këtu, ajo në Kosovë, nuk është e parcializuar në të majtë dhe në të djathtë historike që jemi ne. Kosova për fat të keq e ka më të parcializuar spektrin politik dhe e ka shumë krahinor. Dmth, paritë politike në Kosovë janë formuar në bazë të krahinave, praktikisht grupi i Drenicës ka PDK, grupi i Dukagjinit ka AAK-në e Haradinaj, grupi i Malishevës ka Limaj, grupi i Prishtinës, Podujevës dhe Ferizaj ka LDK-në, e cila ka qene më e madhe por tanimë është rrudhur, dhe lindi Vetëvendosja e cila ishte e vetmja parti që pati karakter ideologjik se erdhi si një parti marksiste-radikale, e mbështetur mbi një lloj nacionalkomunizmi, parti nacionaliste e mbështetur tek e majta që është anormale si teori. Ata e maskuan këtë me luftën kundër korrupsionit dhe tërhoqi brezin e ri rrotull partisë dhe u krijua trend dhe arriti të fitonte Prishtinën. Ishte vetmja gjë politike qe po ndodhte në Kosovën e pasluftës. Pastaj kur erdhi në pushtet u kthye në rrezik real për Kosovën, dhe sot Kosova po përballet me një beteje të ligë të Albin Kurtit, për ta zhbërë historinë e Kosovës dhe për të krijuar historinë e tij në funksion të Kosovës. Pra ai e do Kosovën për të ilustruar historinë e vet dhe nuk e do ti shtohet historisë së Kosovës, ky po e lodh perëndimin se e di që perëndimi është i lodhur".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy