Tensionet në Kuvend, përjashtohen nga seancat Noka, Nallbati dhe Saimir Korreshi

Tensionet në Kuvend, përjashtohen nga seancat Noka, Nallbati dhe Saimir Korreshi

Sekretariati i Etikës shqyrtoi kërkesën e Grupit Parlamentar të PS në lidhje me kaosin e krijuar në Kuvend nga deputetët e opozitës.

Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin e deputetëve Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi.

Më konkretisht, Flamur Noka përjashtohet nga seancat plenare me 30 ditë, Bledjon Nallbati përjashtohet nga seancat plenare me 20 ditë dhe Saimir Korreshi përjashtohet nga seancat plenare me 5 ditë.

Kujtojmë se në seancën e së hënës, deputetët e opozitës protestuan sërish, ndërsa Noka tentoi që t’i bllokonte deputetit socialist, Vullnet Sina fjalën, duke i vendosur zhurmuese te mikrofoni. Edhe dy deputetët e tjerë janë akuzuar për bllokim të punës në Kuvend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy