Arrestimet grabitësve të Rinasit, ja çfarë thotë Blushi për policinë

Arrestimet grabitësve të Rinasit, ja çfarë thotë Blushi për policinë

Ben Blushi ka përgëzuar sot aksionin e Policisë së Shtetit pas arrestimit të 4 autorëve të dyshuar të grabitjes së parave të bankës në Qafë-Kashar më 9 shkurt. Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ deputeti Blushi pohoi se ky është një nga ato rastet kur policia bënë detyrën dhe jo politikën.

“Kur policia nuk bën politikë bën detyrën
Besoj se është rasti për të përgëzuar forcat e policisë që kapën grabitësit e bankës. Kur policia bën politikë duhet të jemi të gjithë kundër saj. Kur policia bën detyrën duhet të jemi në mbështetje të saj. Shpresoj që kjo arritje të mos kthehet në cadër euforie për shiun e krimeve të pazbuluara ende.”, citohet në mesazhin e Blushit.

Ditën e sotme, pas një operacioni nga ajri dhe toka, Policia e Shtetit arriti të kapte 4 nga 6 grabitësit e 3.2 milionë dollarëve, ndërsa sekuestroi një pjesë të parave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy