Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, bëri një analizë të programeve të partive të reja politike në vend.

Sipas tij, në kohën kur në Shqipëri është vrarë demokracia, partitë e reja politike janë dëshpërimisht të njëjta.
Partitë politike të reja më duken dëshpërimisht të afërta.
Unë mendoj se debati kryesore e çdo shoqërie por edhe e forcave të reja që do lindi nuk janë diferencat në programe që kemi apo nuk kemi akoma shpresë te SPAK.
Problemi është se ne jemi përballë një realiteti ku demokracia është vrarë, ka marrë fund. Ne jemi si në një stadium ku diskutohet a do e fus ekipin me 4, 3, 2, ndërkohë që spektrorët të gjuajnë më gurë, ne duhet të heqim këto gurë dhe pastaj të flasim për taktika në zgjedhje.
Unë këtë shqetësim që këtu demokracia ka vdekur dhe po jetojmë në një regjim të njëshit, unë nuk e pashë dhe nga kjo rrjedh debati për SPAK.



