‘Vidovdani’ në Kosovë/ Vuçiç: Do të vijë dita kur do të veshim lirshëm fanella serbe. Kurti: Serbia synon të krijojë incidente

‘Vidovdani’ në Kosovë/ Vuçiç: Do të vijë dita kur do të veshim lirshëm fanella serbe. Kurti: Serbia synon të krijojë incidente

Grupime serbësh janë drejtuar sot drejt Graçanicës, afër Prishtinës, për të nderuar festimet e Vidovdanit, një ditë që ka rëndësi historike për serbët si përkujtim i Betejës së Kosovës.

 Ata fillimisht u mblodhën në Manastirin e Graçanicës, dhe më pas do të vazhdojnë në Gazimestan, afër Obiliqit, për të kryer rituale fetare.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë dje se “do të vijë dita kur serbët do të jenë në gjendje të veshin fanella serbe dhe të bartin flamuj serbë kudo dhe krejt të lirë”, tek i ka komentuar paralajmërimet e autoriteteve të Kosovës për shënimin e Vidovdanit në Gazimestan.

Nga ana tjetër kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se tubimi i të shtunës për Vidovdan do të jetë masiv dhe se mund të shfrytëzohet nga pushteti në Serbi për të nxitur incidente në Gazimestan. 

Ai ka thënë se për këtë paralajmërim bazohet në vlerësimet e institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës. Ka shtuar se ka përpjekje që tubimi të jetë masiv dhe se janë organizuar grupe nga Serbia, Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina që të vijnë në Kosovë. Kurti ka kujtuar se tradicionalisht grupe të tilla kanë qenë provokuese dhe bartin simbole nacionaliste serbe e ruse.

Sipas kryeministrit në detyrë, pushteti në Serbi do të bëjë përpjekje që me incidente gjatë shënimit të Ditës së Shën Vidit ta zhvendosë vëmendjen nga protesta antiqeveritare, e cila do të zhvillohet të shtunën në Beograd. Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës nuk do të tolerojnë veprime që e cenojnë rendin dhe sigurinë në vend.

Ndryshe Gjykata Themelore në Prishtinë anuloi vendimin e Komunës së Graçanicës, e cila kishte lejuar shfaqjen e flamurit të Serbisë për nder të Vidovdanit më 2024.

Në arsyetimin e gjykatës thuhej se komuna ka tejkaluar kompetencat e saj dhe ka vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës, pasi ka miratuar një vendim për shfaqjen e flamurit të Serbisë më 28 qershor – ditë që nuk është e përcaktuar si festë zyrtare në Kosovë.

Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, megjithëse pati pësuar humbje të madhe në atë betejë ku ishte vrarë edhe princi serb Lazar. 

Gazimestani në Kosovë njihet gjithashtu për fjalimin që presidenti i atëhershëm serb, krimineli Slobodan Millosheviç, mbajti atje në vitin 1989. Ky fjalim shpesh citohet si hyrje në konfliktet e armatosura që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy