Rama: Zhvillim i integruar për 100 fshatra, matësat e ujit falas për familjet në nevojë

Rama: Zhvillim i integruar për 100 fshatra, matësat e ujit falas për familjet në nevojë

Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur në qytetin e Lezhës, janë miratuar disa vendime të rëndësishme, të cilat janë bërë publike nga vetë kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë deklaroi se pajisja me matësat e ujit do të bëhet falas për familjet në nevojë. Sipas Ramës edhe me reformën e ujit do të zhvillohet e njëjta skemë sikurse me reformën e energjisë elektrike.

“Kemi miratuar edhe një vendim për subvencion nga shteti për vendosjen falas të matësave të ujit për familjet në nevojë. Është një masë brenda reformës dhe shkon në të njëjtin drejtim siç kemi shkuar dhe në reformën e energjisë. Ne financojmë çdo vit 16 milionë Dollarë për të kompensuar ato pjesë të çmimit të energjisë të familjeve në nevojë që u rrit nga heqja e fashës mbrojtëse”, u shpreh Kryeministri.

Rama prezantoi edhe vendimet e tjera të kabinetit, që kanë të bëjnë kryesisht me zhvillimin e turizmit në Lezhë që do të sjellë edhe rritjen e punësimit. Një peshë kryesore të vendimeve të marra e zënë edhe ndërtimet në infrastrukturë, sikurse është ndërtimi i rrugës Milot-Balldren.

“Një tjetër vendim është ai i përcaktimit të një liste pas një procesi të gjatë bashkëbisedimi me të gjithë kryetarët e Bashkive të 100 fshatrave në Shqipëri ku ne do të stimulojmë zhvillimin e integruar rural. Dhe Fishta është një prej këtyre ‘dallëndysheve’ të para të këtij zhvillimi rural që mbështetet me një program të veçantë nga qeveria. Ndërkohë, kemi vemdosur bazat që kanë të bëjnë me qarkun e Lezhës. Kryesor është projekti i rrugës kombëtare Milot-Balldren dhe me tunelin që mundëson kalimin më në fund nga ai xhepi falso atje te shkëmbi për të shkuar drejt Shkodrës, në një epokë të re të transportit në vendin tonë. Dhe aksi i ri që do të lidhë Shëngjinin me Velipojën. Pastaj edhe një numër projektesh infrastrukturore pikërisht për zonën e Shëngjinit dhe Velipojës me përparësi turizmin”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy